kërkimi


Etiketat Fakte digjitale x Mbështetja x Reputacion x

SHPIFJA DHE POSHTËRIMI

Gjuha e padenjë, sharje dhe përdorimi i një toni fyes që degradon dinjitetin e njeriut, reputacionin dhe/ose statusin në shoqëri. Mund të përdoren edhe fotografitë, videot, memet dhe gif-et për të shkaktuar poshtërim/turp.

Çdo njeri ka nivele të ndryshme tolerance ndërkohë që kufiri mes shpifjes dhe kritikës shpesh është i paqartë. Figurat publike, veçanërisht politikanët që përfaqësojnë publikun e gjerë, duhet të tregojnë nivel më të lartë tolerance ndaj kritikës. Nga ana tjetër, gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë të drejtë të shkundin, shqetësojnë dhe madje ofendojnë anëtarët dhe publikun në përgjithësi gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale dhe në interes të publikut.

Gratë gazetare, aktiviste dhe politikane priren më shumë të jenë objekte shpifjeje dhe poshtërimi në krahasim me homologët e tyre meshkuj. Shkelja me bazë identitetin ose gjininë është mekanizëm heshtës dhe njihet si një formë dhune me bazë gjinore dhe, si e tillë, dënohet publikisht. https://twitter.com/UNESCO/status/1140888153928196096

Nëse jeni kthyer në shënjestër të çdo forme dhune dixhitale, ju inkurajojmë të kërkoni mbështetje tek rrjetet që i keni si mbështetëse dhe që ju kuptojnë dhe e dinë si ndiheni. Qëndroni pak kohë larg vendeve ku keni përjetuar ngacmimet dhe kërkojini njerëzve të besueshëm të kontrollojnë llogaritë, emailet dhe t’ju përditësojnë me të rejat e fundit për sulmin, ose t’ju ndihmojnë të dokumentoni abuzimin.


Fakte digjitale Reputacion Taktikë Mbështetja Gazetarë Zyrtar publik

PORNO PËR HAKMARRJE

Pornografia për hakmarrje përkufizohet si postimi i përmbajtjes vetëm seksuale pa leje dhe pëlqim, me qëllim poshtërimin, turpërimin ose për shantazh. Pornografia për hakmarrje është shkelje e privatësisë dhe mund të rezultojë në trauma jashtëzakonisht të rënda emocionale.

Edhe sikur përmbajtja të jetë krijuar në mënyrë konsensuale, pëlqimi duhet të jepet në mënyrë eksplicite edhe për postimin ose shpërndarjen në internet.

Pavarësisht nga forma mediatike (regjistrim me video, foto ose gif) - vetëm akti i postimit pa pëlqim i përmbajtjes mund të konsiderohet pornografi për hakmarrje, pasi një person që bëhet objekt i abuzimit online nuk duhet fajësuar në asnjë mënyrë: dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë formë. Nëse viheni në shënjestër të çfarëdo lloj dhune dixhitale, ju nxisim të kërkoni mbështetje tek rrjetet tuaja mbështetëse - kryesisht miqtë, familja, që mund t’ju kuptojnë ju dhe e dinë si ndiheni. Qëndroni pak kohë larg vendeve ku keni përjetuar ngacmimet dhe kërkojini njerëzve të besueshëm të kontrollojnë llogaritë, emailet dhe t’ju përditësojnë me të rejat e fundit për sulmin, ose t’ju ndihmojnë të dokumentoni me prova dixhitale abuzimin.

Një gazetare nga Azerbajxhani u filmua fshehurazi duke kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj. Kjo video më vonë u publikua në media dhe u postua më pas në internet. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më vonë vendosi se ishin shkelur e drejta e gazetares për privatësi dhe liria e shprehjes. Ishte

rasti i parë

i këtij lloji që vendosi qartë një lidhje mes privatësisë dhe lirisë së shprehjes.

Fakte digjitale Higjiena digjitale Reputacion Siguria Mbështetja Ngacmim seksual Pornografi Frikë